Rolando çon Marsejën në finale, më 16 maj sfidon Atletikon në Lion (VIDEO)
Atletiko Madrid-Marsejë është finalja e këtij sezoni në Europa League dhe do të zhvillohet në Lion më 16 maj. Skuadra franceze është kualifikuar falë një goli të shënuar në kohën shtesë, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 2-1 për ekipin austriak.
Haidara zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të, ndërkohë që në minutën e 65-të Sarr i Marsejës dërgoi topin në portën e tij. 4 minuta nga përfundimi i shtesës së dytë Rolando shënoi golin që i ka dhuruar kualifikimin ekipit të Rudi Garsias. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

