Roma arrin akordin me Raspadorin, mungon vetëm zyrtarizimi

Giacomo Raspadori është shumë pranë transferimit te Roma. Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme mes drejtorit sportiv të verdhekuqve, Frederic Massara, dhe përfaqësuesve të lojtarit, palët kanë arritur një marrëveshje parimore për pagën, duke e afruar ndjeshëm mbylljen e operacionit.

Tashmë mungon vetëm miratimi përfundimtar i sulmuesit italian, i cili sonte është i angazhuar me Atletico Madrid në Superkupën e Spanjës. Roma, pas ofertave fillestare jo bindëse, ka rritur ndjeshëm propozimin financiar, duke i ofruar Raspadorit një pagë më të lartë se ajo aktuale në Madrid (rreth 6 milionë euro bruto) dhe garanci më të forta për aktivizimin e klauzolës së blerjes.

Klubi kryeqytetas ka gjithashtu një akord paraprak me Atletico Madridin për një huazim me detyrim blerjeje në rast kualifikimi në Champions League, në një operacion që arrin rreth 25 milionë euro. Një përforcim i kërkuar me ngulm nga Gasperini për repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?