Roma dhe Feyenoord zbarkojnë në Tiranë më 25 maj për finalen e Conference League
Roma-Feyenoord do të jetë finalja e Conference League që do të luhet në datën 25 maj në “Air Albania” në Tiranë. Skuadra e Mourinho ia doli që të merrte një fitore minimale në duelin e kthimit 1-0 ndaj Leicester, duke siguruar finalen, pasi ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1.
Episodi vendimtar i ndeshjes ndodhi në minutën e 11-të, me Abeaham që shfrytëzoi më së miri një krosim të Pellegrinit duke e dërguar topin në rrjetë. Kumbulla ndërkohë e ndoqi ndeshjen nga stoli.
Marseille nuk ia doli që të shkonte më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Feyenoord. Ekipi holandez kishte fituar 3-2 në sfidën e parë. Ndeshja ishte e ndezur, por që nuk do të prodhont asnjë gol. /Rozalb Lika-Koha Jonë/