Roma dhe Lazio marrin miratimin për rinisjen e stërvitjeve

Lazio dhe Roma janë gati për t’u rikthyer në stërvitje ditën e hënë. Pas vendimit të zonës së Emilia Romagna, i ka dhënë dritën jeshile skuadrave për të rinisur seancave stërvitore.

Të skuadrat e kryeqytetit kërkojnë të nisin përgatitjet për fundin e sezonit, teksa skuadra bardhekaltër synon madje edhe titullin kampion. Skuadrat e tjera që kanë marrë autorizimin për rinisjen janë Bologna, Parma, Sassuolo dhe Spal.

Pritet që edhe zonat e tjera në Itali të japin leje që skuadrat e tjera të rinsin përgatitjet. Të gjitha skuadrat kanë shprehur miratimin për mbylljen e këtij sezoni futbollistik, pas qetësimit të situatës së pandemisë. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP