Roma dhe Milani bëjnë “paqe”, Piatek nuk mjafton (VIDEO)
Roma dhe Milan kanë dhuruar 90 minuta spektakolare në “Olimpico”, por nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1.
Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për kuqezinjtë që ishin më agresivë dhe kërkues. Në minutën e 26-të Pasqueta rrëmben një top dhe më pas shërben në zonë, atje ku Piatek e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë me një prekje të lehtë. Roma përpiqet që të reagojë, por Donnarumma e ndal me disa pritje spektakolare.
Fillimi i pjesës së dytë ishte mjaft i mirë për ekipin e Di Francescos që shënon golin e barazimit që në sekondat e para me Zaniolon. Më pas loja e gjitha për vendasit, që humbasin shumë mundësi shënimi. Pellegri disa minuta nga fundi do të ndalej nga shtylla.
Ky barazim ka shumë pak vlerë për të dyja skuadra, duke mos përfituar nga humbja e Interit sot ndaj Bolognës. Milani ruan vendin e katërt me 36 pikë, ndërkohë që Roma ka vetëm një pikë më pak. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

