Roma e Mourinhos e nis me fitore, Cristante vendos sfidën ndaj Salernitanës (VIDEO)

Roma e nis në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Seria A. Skuadra e Mourinhos mori një fitore minimale 1-0 në transfertën ndaj Salernitanës.

Në minutën e 33-të, do të vinte dhe goli i vetëm i kësaj ndeshje. Bryan Cristante provoi me një goditje në hyrje të zonës, që për fatin e tij të mirë shkoi në cepin e portës.

Vendasit tentuan të reagonin, ndërkohë që Roma shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi me Abraham dhe Dybala-n.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?