Roma fiton me përmbysje ndaj Interit, Asllani shkëlqen në mesfushë (VIDEO)
Interi vijon ecurinë negative në kampiont, duke pësuar humbjen e dytë radhazi dhe të katërtën për këtë sezon në 8 javët e para. Zikaltrit u mundën 2-1 në “San Siro” me përmbysje.
Dimarco do të zhbllokonte shifrat në minutën e 30-të me një goditje të saktë brenda zonës me të djathtën. Roma do të reagonte menjëherë duke gjetur golin e barazimit me një super gol të Dybala-s, i cili shfrytëzoi një asist nga Spinazzola.
Kristjan Asllani ju afrua shumë golit në minutën e 67-të me një goditje nga distanca, që shkoi ngjitur me shtyllën. Mesfushori shqiptar zhvilloi një ndeshje shumë pozitive duke zëvendësuar në mënyrën më të mirë Brozovic.
Në momentin më të mirë të zikaltërve, golin do ta gjente Roma me Smalling, i cili realizoi me kokë. Roma me këtë fitore ngjitet në kuotën e 16 pikëve, ndërkohë që Interi mbetet me 12 pikë në vendin e 7-të. /R.Lika-Koha Jonë/