Roma fiton me përmbysje ndaj Salernitanës dhe i bën presion Juves (VIDEO)

Roma ka arritur një fitore me përmbysje 2-1 ndaj Salernitanës që po lufton për të mbijetuar mes më të mirëve. Marash Kumbulla u ndëshkua me të verdhë dhe Mourinho e zëvendësoi pas 45 minutash.

Në pjesën e parë miqtë kaluan përpara me Radivanoviç në minutën e 22-të dhe për të përmbysur ndeshjen Romës iu deshën vetëm 3 minuta në pjesën e dytë në harkun kohor mes 82-të dhe 85-të kur fillimisht Perez e më pas Smalling shënuan duke ndrushuar situatën në favor të kryeqytetasve.

2-1 në fund dhe një fitore që Mourinhos i shërben per të vijuar luftën për një vend në Champions, teksa ndodhen 5 pikë më pak se Juventusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?