Roma fiton me poker ndaj Atalantës, shkëlqen Abraham me dopietë (VIDEO)
Roma ndërpret serinë e rezultateve pozitive të Atalantës, duke rrëmbyer fitoren e dytë radhazi në kampionat. Skuadra e Mourinhos mori një fitore të madhe në shifrat 4-1 në transfertën delikate në Bergamo.
Që në sekondat e para Abraham këmbëngul pas një sulmi të shpejt, duke befasuar mbrojtjen e bergamaskëve për ta dërguar topin në kuadrat. Atalanta u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit, por pësoi edhe të dytin me Zaniolon që shfrytëzoi hapësirat e lëna në mbrojtjen e ekipit të Gasperinit.
Luis Muriel provoi të rihapte sfidën në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që Zapata shënoi golin e barazimit në fraksionin e dytë, por që do të anulohej me VAR. Roma në krahun tjetër do të shënonte golin e tretë me Smalling që i dha qetësinë, ndërkohë që Abraham vulosi suksesin me një goditje të fortë brenda zonës. Me këtë fitore Roma ngjitet në vendin e pestë me 31 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

