Roma fiton me vuajtje ndaj Cagliarit, i falet debutuesit Sergio Olivera (VIDEO)

Roma mban gjallë shpresat për një vend në zonën evropiane. Skuadra e Mourinhos mori fitore të vuajtur 1-0 në shtëpi ndaj Cagliarit.

Në minutën e 33-të do të vinte dhe episodi vendimtar i duelit. Sergio Olivera tenton me një goditjen hyrje të zonës që u ndal me dorë nga një mbrojtës i Cagliarit.

Nga pika e bardhë futbollisti i ardhur vetëm këto ditë e merr vetë përsipër dhe arrin që ta konkretizojë në mënyrën më të mirë. Asgjë nuk do të ndryshonte deri në fundin e takimit. Roma ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e 6-të në renditje. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?