Roma fiton ndaj Atalantës dhe rindez shpresat për zonën Champions (VIDEO)
Roma ka arritur të marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Atalantës, duke ringjallur shpresat për një vend në zonën Champpions.
Golin e vetëm të ndeshjes do ta shënonte Tammy Abraham në minutën e 32-të. Nicolo Zaniolo pasoi te sulmuesi, i cili me një lëvizje të bukur në zonë arriti që ta dërgonte topin në kuadrat.
Në pjesën e dytë, ishte sërish Roma që rrezikoi duke shënuar edhe golin e dytë me anë të Zaniolos, por gjithçka u anulua për një pozicion jashtë loje.
Tammy Abraham i dha tre pikë shumë të rëndësishme Romës që tashmë ndan vendin e pestë me bergamaskët në kuotën e 47 pikëve.
KOHA JONË SONDAZH

