Roma fiton ndaj Genoas me një gol të Mancinit, merr vendin e katërt (VIDEO)
Roma vijon ecurinë pozitive në Seria A duke marrë fitoren e dytë radhazi. Skuadra e Fonsecës fitoi me vështirësi 1-0 ndaj Genoa-s, teksa tashmë e sheh veten në vendin e katërt me 50 pikë, vetëm dy më pak se Juventusi.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 24-t. Pellegrini kroson në zonë, atje ku Mancini fluturon me kokë, duke e dërguar topin në rrjetën e Marchettit.
Marash Kumbulla ishte i skualifikuar në këtë ndeshje për shkak kartonësh, duke bërë që në qendër të mbrojtjes të spostohej mesfushori Cristante. Verdhekuqtë nuk kishin të disponueshëm as Dzekon në këtë sfidë. /R.Lika-Koha Jone/