Roma fiton ndaj Lecces dhe sfidon Interin në çerekfinale, shënon dhe Kumbulla (VIDEO)

Roma ka mposhtur 3-1 Leccen në ndeshjen e fundit të 1/8-ve të finales dhe ka siguruar një vend mes tetë më të mirave të këtij turneu. Mourinho do të rikthehet në “San Siro”, sepse në çerekfinale Roma e tij do të përballet me Interin. Miqtë shtangën tifozët në “Olimpico” dhe zhbllokojnë sfidën me Calabresin.

Roma mundohet të reagojë, por goli i barazimit vjen vetëm në minutat e fundit të pjesës së parë. Marash Kumbulla shënoi një gol të bukur me kokë brenda zonës.

Me fillimin e pjesës së dytë, Abraham shënoi golin e avantazhit. 9 minuta nga fundi, Shomurodov shënoi edhe golin e tretë dhe vulos suksesin e skuadrës së Mourinhos, që në çerekfinale do të përballet me Interin e Inzaghit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?