Roma fitore dramatike ndaj Spezias, merr hak për eliminimin në Kupë (VIDEO)
Roma merr hak menjëherë ndaj Spezias për eliminimin në Kupën e Italisë, teksa sot mori një fitore dramatike 4-3 në “Olimpico”. Skuadra e Fonsecës, pa Dzekon, i gëzohet formës fantastike të Mayoral.
Sulmuesi zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të, pas një asisti të Pellegrinit. Spezia arriti që të barazonte në minutën e 24-t me Piccolit, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Mayoral dhe Karsdorp rikthyen verdhekuqtë në avantazh.
Spezia nuk dorëzohet, teksa arriti që të barazonte me Farias dhe Verde, në fundin e kohës së rregullt. Gëzimi i tyre zgjati pak sekonda, pasi në minutën e parë të shtesës, Pellegrini i dhuroi fitoren Romës. /Koha Jone/