FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma gjen zëvendësuesin e Salah te Leicester

Leicester City ka marrë një ofertë të freskët nga gjigantët italianë Roma. Mesfushori algjerian ka tërhequr vëmendjen e Arsenal, Barcelona dhe Juventus pasi u rikthye në formë në fund të sezonit.
Mahrez udhëhoqi Dhelprat të fitonin Premier League në 2016. Ndërkohë që është zbehur interesi Topçinjve, Barça-s dhe Juves, ka dalë në skenë një emër i ri.
Është Roma që i ka vënë syrin Mahrez-it, të cilin e sheh si pasardhësin perfekt të Salah, i cili u largua te Liverpool për 55 milionë euro.
Klubi i Serie A ka filluar përgatitjet për operacionin që do të sillte Mahrez në “Olimpico”.
Trajneri i Roma-s Di Francesco ka kërkuar një pasardhës të cilësisë së lartë për të zëvendësuar Salah, i cili shënoi 15 gola gjatë sezonit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?