Roma i “rrëmben” Sanchon Juventusit, mungon vetëm miratimi nga lojtari

Trajneri Gian Piero Gasperini ka kërkuar përforcime në repartin e sulmit dhe drejtori sportiv Frederic Massara ka reaguar menjëherë. Në orët e fundit, Roma ka përshpejtuar negociatat për të siguruar shërbimet e Jadon Sancho dhe Leon Bailey, me bisedimet që po ecin me ritme të shpejta.

Marrëveshja me Manchester United për Sancho është arritur: klubi anglez do të përfitojë menjëherë 23 milionë euro. Mbetet vetëm miratimi përfundimtar i vetë lojtarit, i cili prej kohësh ndiqet edhe nga Juventus.

Ndërkohë, edhe Leon Bailey ka dhënë dritën jeshile për transferimin në kryeqytetin italian. Operacioni me Aston Villan pritet të mbyllet në formën e huazimit me të drejtë blerjeje. Kështu, tentativa e Besiktas ka dështuar. Massara dhe ish-drejtori sportiv i Romës, Monchi, janë në kontakte të vazhdueshme për të finalizuar marrëveshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse realizohen të dy transferimet, pritet të ketë lëvizje edhe në dalje: Tommaso Baldanzi dhe Lorenzo Pellegrini mund të largohen. Për ish-mesfushorin e Empolit interesohet Udinese, ndërsa kapiteni verdhekuq është në shënjestër të një klubi të Premier League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?