Roma-Juve 1-1, pas barazimit trajnerit Allegri i dalin llogaritë më mirë (Foto)

Kryendeshja e javës së 25-të në Seria A, Roma-Juventus përfundon në barazim 1-1. Deri në 63’ kjo ndeshje ishte në barazim 0-0, por në këtë minutë Torosidhis shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq. Karlos Tevez kaloi në avantazh juventinët, që edhe pse në superioritet numerik nuk morën dot tre pikët në fund, pasi Keita barazoi shifrat në 78’. Roma mund ta kishte fituar ndeshjen në fund, megjithatë mori një pikë dhe mban vendin e dytë me 49 pikë, duke qëndruar po 9 pikë larg kryesuesve të Juves si dhe katër pikë para Napolit të vendit të tretë, kur mbeten edhe 13 javë nga fundi i garës.

Allegri: Shmangëm humbjen, jemi pranë titullit të katërt radhazi   

Trajneri bardhezi Massimiliano Allegri beson se kampionati është ende i gjatë dhe se megjithatë, barazimi i fundit me Romën në transfertë, i ka dhënë shanse edhe më të mëdha për titullin e katërt radhazi kampion. – “Jam i kënaqur nga loja deri në fund të minutës së 70’,” – theksoi trajneri juventin. – “Kemi zhvilluar një ndeshje të mëdha. Luajtëm mirë edhe pas avantazhit, por më pas ramë. Titull afër? Mbeten edhe shumë pikë në lojë dhe shumë ndeshje direkte. Më vjen keq që dolëm me një barazim nga kjo ndeshje, por kemi rrezikuar të humbim në fund prandaj duhet të jemi më të kujdesshëm në takimet e mbetura. Allegri zbuloi se sulmuesi Carloz Tevez është stërvitur për të goditur 11-metërshat nëse ekipi do të fitonte një të tilë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Garcia: E synojmë kreun, tani e tutje duke ruajtur vendin e dytë

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas barazimi 1-1 me Juventus, në ndeshjen direkte që u zhvillua në Olimpico të Romës, ka folur edhe trajneri i kësaj skuadre, Raul Garcia. “Titulli? Mbeten në lojë edhe 13 ndeshje dhe mënyra më e mirë për të synuar vendin e parë është që të mbrojmë dhe të mos lëshojmë vendin e dytë,” – shprehet ai. Francezi i stolit të Romës shton se skuadra e tij nuk u dorëzua dhe luajti më  mirë në fundin e ndeshjes. –  “Ishte një ndeshje më tepër taktike dhe dy golat kanë ardhur në këtë mënyrë. E rëndësishme është se skuadra po luan me personalitet dhe me karakter. Djemtë kanë besuar deri në fund dhe një gol i dytë mendoj se do t6ë ishte mëse i merituar.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?