Roma mund Udinesen dhe merr kreun e renditjes së Seria A

Roma ka marrë një fitore të pastër 2–0 ndaj Udineses në “Olimpico”, duke përfituar nga humbja e Napolit në Bolonjë dhe duke rimarrë kreun e renditjes. Skuadra verdhekuqe dominoi pjesën më të madhe të lojës dhe arriti të zhbllokojë takimin pak para pushimit.

Në minutën e 42-të, Lorenzo Pellegrini shënoi me penallti, e cila u akordua nga arbitri Collu pas ndërhyrjes së VAR-it. Gjithçka nisi nga një top i Mancinit, që u devijua gabimisht me dorë nga Kamara, pasi ky i fundit e humbi kontrollin me këmbë dhe preku topin në mënyrë të parregullt. Pak çaste më herët, sulmuesi Dovbyk ishte detyruar të largohej nga ndeshja për shkak të një dhimbjeje në ije.

Në pjesën e dytë, ishte Zeki Çelik ai që vulosi fitoren. Mbrojtësi turk realizoi golin e dytë pas një kombinimi të shpejtë në zonë me Mancinin, duke siguruar tri pikët e para në kampionat me një rezultat të qetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roma pati edhe dy raste të pastra për gol: Cristante goditi shtyllën në pjesën e parë, ndërsa për Udinesen, Atta iu afrua golit po me një top në shtyllë në pjesën e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?