Roma ndalet ndaj Bolognës, i jep shansin Juventusit të sigurojë matematikisht Championsin
Roma nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Bolognës, duke humbur përfundimisht për të luajtur në Champions në sezonin e ardhshëm. Dueli i luajtur në Olimpico prodhoi një lojë me ritëm.
Të dyja skuadrat pretenduan për penallti, por nuk mendonte kështu arbitri. Arnautovic ju afrua më shuam golit te Bologna, ndërkohë që në krahun tjetre rreziku ishte Abraham.
Marash Kumbulla ishte në fushë nga minuta e parë, duke bërë një paraqitje solide në repartin e prapavijës. Me këtë barazim Roma mbetet në vendin e pestë me 59 pikë, 10 më pak se Juventusi kur mbeten edhe 3 javë nga fundi i kampionatit. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

