Roma ndalet ndaj Genoas, Zaniolos i anulohet gol dhe skuqet (VIDEO)
Roma bën një tjetër ndalesë në Seria A, duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Genoas. Fraksioni i parë dhuroi pak emocione dhe raste në të dyja portat.
Ostigard merr karton të kuq në minutën e 68-të duke lënë Genoan me 10 futbollistë në 20 minutat e fundit. Vendasit kërkojnë me ngulm golin e avantazhit, por miqtë mbrohen mjaft mirë.
Zaniolo zhbllokoi sfidën në minutën e 91-të, por goli i tij anulohet nga VAR. Ai mori karton të verdhë për heqjen e fanellës pas golit, ndërkohë që më pas mori dhe të dytën për protesta.
KOHA JONË SONDAZH

