Roma përmbys Shakhtarin, Xheko kalon verdhekuqtë në çerekfinale (VIDEO)

Roma kishte nevojë për një fitore minimale në ndeshjen e kthimit ndaj Shakhtarit për të kaluar në fazën tjetër dhe pikërisht këtë gjë bëri skuadra italiane. Ekipi ukrainas e nisi më mirë ndeshjen, teksa në minutën e 10-të ishte pranë golit pas një goditje të Bernard, teksa topi u devijua nga Florenzi, dhe për pak sa nuk rrezikoi që ta çonte në rrjetën e tij. Miqtë ishin superiore sa i përket kontrollit të topit, ndërkohë që Roma kujdeset vetëm për t’u mbrojtur dhe për të goditur me pas me kundërsulme.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në fillimin e fraksionit të dytë është Edin Xheko që gjen rrugën e rrjetës. Në minutën e 72-të sulmuesi boshnjak mposhtë portierin. 10 minuta nga fundi ukrainasit mbeten me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Ordets. Roma arriti që të administronte mjaft mirë rezultatin duke siguruar një biletë për në fazën tjetër të Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?