Roma pezullon Drejtorin Sportiv, pati përplasje me presidentin

Gianluca Petrachi është pezulluar nga detyra e Drejtorit Sportiv te skuadra e Romës, edhe pse ka një kontratë dy-vjeçare. Shkak është bërë një përplasje me presidentin e verdhekuqve James Pallotta, ndërsa po me urdhër të këtij të fundit është vendosur pezullimi i përkohshëm i Petrachit dhe detyrat e drejtorit sportiv i ka marrë ish-portieri Morgan De Sanctis.

Pak ditë më parë Petrachi deklaroi se javën e fundit të përgatitjeve nuk kishte parë një angazhim maksimal nga ana e futbollistëve të Romës dhe për këtë arsye trajneri Fonseca e lojtarët reaguan ashpër ndaj tij.

Gjatë ditës së djeshme ishte vetë numri një i klubit kryeqytetas, Pallotta, i cili deklaroi se trajneri Fonseca ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë drejtuesit e klubit, por në listën e emrave kishte “harruar” të shënojë atë të Petrachit. Kaq ka mjaftuar që të rinisnin polemikat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?