Pisilli shkëlqen, Roma mos e lër të ikë. Nga Calafiori te Politano, sa shumë pendime në Trigoria…

Niccolò Pisilli shkëlqeu në ndeshjen kundër Stuttgartit, duke rikonfirmuar vendin e tij te Roma pas një periudhe kur ishte pranë largimit. Mesfushori i talentuar kishte pasur pak hapësirë dhe shumë minuta në stol, pavarësisht se debutoi me kombëtaren e madhe vitin e kaluar.

Këshilla e Gasperinit për të pritur dhe dëshira e tij për të impresionuar kanë bërë që Pisilli të gjejë sërish minuta të rëndësishme në fushë. Me dëmtimin e Konè, pritet që ai të ketë edhe më shumë mundësi për të treguar vlerat e tij në muajin e ardhshëm.

Pisilli është një tjetër produkt i akademisë së Romës në Trigoria, e cila ka nxjerrë emra ikonë si Totti, De Rossi, Giannini, Conti dhe Pellegrini. Megjithatë, në vitet e fundit, shumë lojtarë të talentuar janë larguar lehtësisht nga klubi, duke shkëlqyer më pas diku tjetër, një fat që gati sa nuk i ndodhi edhe Pisillit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?