Roma rikthehet te fitoret në Seria A, mund me 5 gola Parmën
Roma rigjen fitoren në kampionat, duke marrë një sukses 5-0 ndaj Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serinë A.
Dybala zhbllokoi rezultatin në minutën e 8-të, ndërsa Saelemaekers dyfishoi shifrat në minutën e 13-të. Dybala kompletoi dopietën personale në minutën e 51-të, ndërsa golat e Paredes në minutën e 74-t dhe Dovbyk në minutën e 83-të, vulosën fitoren 5-0.
Ky sukses e ngjit Romën në vendin e 11-të me 19 pikë, ndërsa Parma zbret në vendin e 16-të me 15 pikë.