Roma shitet për 550 milionë euro te amerikanët, mungon vetëm zyrtarizimi
Roma shumë shpejt mund të ndryshojë pronarë. Gazeta “Il Messaggero” raporton tratativa mes Pallotta e Friedkin për shitjen e klubit tek ky i fundit, është drejt mbylljes.
Në orët e fundit, në fakt, këshilltarët kanë arritur të mbledhin në një tavolinë dy sipërmarrësit amerikanë e distanca prej 47 milionë euro mes kërkesës e ofertës është reduktuar në 20, duke e afruar jo pak akordimin, që pritet sipas të përditshmes, brenda fundit të vitit.
Bisedimet kanë nisur në 23 dhjetor në aksin Londër-Los Angeles-Boston: Pallotta e Friedkin kanë vendosur të mos fusin në bisedime ndërtimin e mundshëm të stadiumit të ri në Tor di Valle.
Roma nuk e ka marrë kurrë aprovimin nga Campidoglio, teksa nga 800 milionë të kërkuar fillimisht nga pronari aktual është zbritur në 550 milionë euro. Akordi pritet që të zyrtarizohet pasditen e nesërme.