Roma shmang humbjen në shtesë ndaj Sassuolos, Kumbulla aktivizohet titullar (VIDEO)
Roma nuk ka mundur që të që shkojë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Sassuolos. Verdhekuqtë arritën që të merrnin pikë vetëm në sekondat e fundit.
Skuadra e Mourinhos do të kalonte e para në avantazh me Abraham, që kthehu në gol një penallti të fituar në fundin e pjesës së parë. Në fillimin e së dytës, Smalling realizoi në portën e tij.
Në minutën e 73-të, Hamed Traore pas Juventusit i shënoi edhe verdhekuqve. Dalja e Gianmarco Ferrarit me karton të kuq 12 minuta nga fundi, u shfrytëzua nga Roma që shënoi golin e barazimit në shtesë me Bryan Cristante. Kumbulla ishte në fushë për 90 minuta duke pasur besimin e trajnerit Mourinho. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

