Roma shumë e fortë për Lazion, e shkatërron në derbi (VIDEO)

Roma dominon në duelin e kryeqytetit roman teksa fituan 3-0 për t’u hakmarrë për humbjen me të njëjtën rezultat në fazën e parë ku Lazio arriti të triumfonte.

Pa Kumbullën në fushë por në krahun tjetër me Strakoshën dhe Hysajn titullarë, Abraham shënon pa shënuar ende 1 minutë lojë, pas vetëm 51 sekonda duke thyer një rekord që mbahej shumë vite përpara.

Lazio mbetet e shokuar teksa Roma arrin edhe të shënojë golin e dytë teksa Karsdorp shkëputet nga krahët dhe jep një top në zone duke gjetur vetëm sërish Abraham që realizon dopietë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende pa e marrë veten mirë Lazio, Roma gjen dhe golin e tretë që praktikisht mbyll derbin. Është një perlë e Pellegrinit që i jep vulën finale derbit. Roma me këtë fitore mbetet në vendin e pestë, me 8 pikë larg nga Juventusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?