Ronaldinho për rekord, arrestohet dy herë brenda 48 orëve
Dy arrestime në harkun e 48 orëve për Ronaldinho në Paraguai. Ish-futbollisti brazilian u ndal përsëri në Asuncion, në Paraguai, me akuzën se kishte hyrë me një pasaportë false.
Gazeta ABC Color raporton se arrestimi i ri paraqet një kthesë të papritur të ngjarjeve teksa ai mbërriti në Paraguai ditë më parë me vëllanë e tij Assis, për të prezantuar librin e tij “Gjeniu i jetës” dhe për të marrë pjesë në nisma bamirësie.
Të mërkurën ata u ndaluan nga policia, që kishte kontrolluar vendbanimin e tyre në Resortin në periferi të Asuncion, dhe verifikuan se Ronaldinho kishte dokumente të rreme. Të nesërmen ish-futbollisti u arrestua, por iu dha masa e paraburgimit në shtëpi.
Ndaj dy vëllezërve ka dalë dhe akuza e pastrimit të parave përveç zotërimit të dokumenteve të rreme. /R.Lika-Koha Jone/