Ronaldo akord sekret me Bekckham për transferimin në Amerikë

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventus verën e ardhshme. Kjo “bomba” e hedhur së fundmi nga revista spanjolle “Don Balon”, sipas së cilës kampioni portugez ka arritur një marrëveshje me David Beckham, presidentin e Inter Miami. Aftësitë dhe njohuritë menaxheriale të marra gjatë karrierës së tij, sipas Don Balon, kanë bërë që Beckham ta bindë Cristiano Ronaldon që të fillojë këtë aventurë të re.

Jeta në Shtetet e Bashkuara është diçka që i pëlqen Cristianos, dhe kjo është arsyeja pse ai mund të shkojë në MLS për të përfunduar karrierën e tij si një futbollist profesionist. Për më tepër, ai ka rrëfyer se ka një qëllim tjetër pas futbollit: “Një gjë që më tërheq, është që të jem aktor në një film’.

Një arsye që shton shanset që Ronaldo të kalojë në Amerikë. Beckham do të realizonte ëndRrën e tij për të pasur një nga lojtarët më të mirë të historisë te Inter Miami. Gjithsesi duket e vështirë që portugezi të heqë dorë kaq shpejt duke u nisur dhe nga forma shumë e mirë e këtij sezoni. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP