Ronaldo dëmtohet në stërvitje, mund të mungojë ndaj Kroacisë

Cristiano Ronaldo mund të mungojë kundër Kroacisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve, të programuar për datën 5 shtator. Ylli portugez nuk është stërvitur në seancën e fundit për shkak të një shqetësimi në një gisht të këmbës së djathtë.

Situata e tij do të monitorohet ditë pas dite, por me shumë mundësi nuk do të rrezikojë për të zbritur në fushë, edhe për shkak se ndeshja nuk është e një rëndësie të madhe.

Në prag të sezonit të ri në Seria A, Cr7 nuk ka ndërmend që të rrezikojë praninë e tij në sfidën e parë zyrtare në kampionat ndaj Sampdorias. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP