Ronaldo dhe 13 rekordet e tij në Champions League
Cristiano Ronaldo ka bërë histori me tri-golëshin e tij ndaj Atletico Madrid, duke kualifikuar Juventusin për në çerekfinale të Champions League.
CR7 shënoi tripletën e tij të katërt ndaj Ateltico Madrid, e treta që e pëson Jan Oblak, teksa “Colchoneros” janë viktima e dytë e preferuar, pas Sevilla. Në total, portugezi i ka shënuar 25 gola skuadrës së Simeone-s.
Me golat ndaj ekipit nga Madridi, Ronaldo shkon në shifrën e 124 realizimeve në Champions, duke kryesues i vetëm listën e golashënuesve, madje ka shënuar 6 gola më shumë se e gjithë Atletico në historinë e kupave të Europës.
Ronaldo prishin tersin e golave me fanellën bardhezi, pasi goli i tij i vetëm këtë sezon në Champions League ishte me 7 nëntor, kundër Manchester United.
Portugezi mban plot 13 rekorde personale në Champions League:
1-Golashënuesi më i mirë
2-Gola në ndeshjet brenda
3-Gola në ndeshjet në transfertë
4-Ggola në fazën e grupeve
5-Gola në fazën me eliminim direkt
6-Gola në finale
7-Gola në goditje dënimi
8-Gola me penallti
9-Gola me kokë
10-Dopjeta
11-Tripleta
12-Asist
13-Më shumë pikë të fituara për ekipin
KOHA JONË SONDAZH

