Ronaldo dhe e dashura e tij me “zemrën e madhe”, ndihmojnë një fëmijë me kancer

Ylli i Juventusit , Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë dhuruar para për të ndihmuar në financimin e trajtimit të kancerit të një fëmije.

I riu portugez, i quajtur Tomas, 7 vjeç, u diagnostikua me një kancer të rrallë të quajtur neuroblastoma në shtator 2019. Në tetor të vitit të kaluar, prindërit e Tomas apeluan për ndihmë financiare për të paguar operacionet e fëmijës së tyre, teksa Ronaldo dhe e dashura do t’i vinin në ndihmë.

Motra e Georgina-s, Ivana, ndau në rrjetet sociale konfirmoi përfshirjen e çiftit të njohur.  “Faleminderit Georgina dhe Cristiano për ndihmën, solidaritetin dhe zemrën tuaj të madhe. Faleminderit pafund që na ndihmuat në mënyrë që Tomas të marrë trajtimin e duhur”, shkroi Ivana.

Ronaldo përfiton 31 milionë euro në sezon te Juventusi, por njihet së bashku me partneren për dhurimin e parave në ndihmë të fëmijëve apo dhe në organizata të tjera bamirësie. /R.Lika-Koha Jone/

Një mesazh ngrohës i zemrës, i cili u nda nga motra e Rodriguez Ivana në mediat sociale, dukej se konfirmonte dhurimin e çiftit yll

 

SHKARKO APP