Ronaldo do të ndërtojë hotel luksoz në Manchester, rivalizon dy ish-shokët tek United
Cristiano Ronaldo nuk është vetëm një futbollist i suksesshëm, por edhe biznesmen. Portugezi njihet edhe për rrjetin e tij të hoteleve që ka krijuar në Madrid dhe Madeira deri më tani, ndërkohë që plani i tij do të shtrihet edhe në Manchester, një ish-skuadër ku ka lënë gjurmë.
Ronaldo po planifikon ndërtimin e një hoteli 11-katësh me një stil të lart jetese. Në të do të ketë 150 dhoma, një lunge bar dhe një tarracë të hapur për publikun dhe vizitorët. Portugezi në këtë mënyrë do të rivalizojë dy ish-shokët e skuadrës gary Neville dhe Ryan Giggs që kanë hotele në Manchester. /R.Lika-Koha Jone/