Ronaldo është ende në Portugali, por ka marrë leje për t’u kthyer në Itali
Kthimi i Cristiano Ronaldos në Itali nuk është në rrezik. Edhe pse qeveria portugeze ka vendosur të ndalojë fluturimet për në Itali, lojtari i Juventusit mund të udhëtojë në Torino.
CR7 ka një fluturim të autorizuar të enjten në mëngjes për t’u rikthyer në dispozicion të trajnerit Sarri. Ai mori disa ditë leje nga skuadra bardhezi për të qëndruar pranë familjes.
Portugezi udhëtoi për të qëndruar me të ëmën, e cila ka lënë spitalin, teksa gjendja e saj është e mirë. Ronaldo festoi edhe ditëlindjen me motrën, ndërkohë që nga nesër do të nis përgatitjet për ndeshjen e kthimit ndaj Lyon në Champions League. /R.Lika-Koha Jone/