Ronaldo është lojtari me më shumë gola në historinë e futbollit

Cristiano Ronaldo nuk njeh limite pavarësisht moshës së tij. Sulmuesi portugez shënoi një tripletë kundër Tottenhamit që i dha edhe fitoren ekipit të Manchester United.

Tashmë ai është golashënuesi më i mirë në çdo epokë të futbollit. Ronaldo me tripletën e sotme arriti në kuotën e 807 golave në ndeshjet e njohura zyrtarisht nga FIFA. Kështu ai bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit duke lënë pas Josef Bican.

Ronaldo ka regjistruar gjithashtu edhe një tjetër rekord me tripletën e tij kundër Tottenham. Ai ka shënuar tripletën e dytë në Premier League, ndërsa të parën e ka shënuar në janar të vitit 2008 kundër Neëcastle.

Swiss Digital Desktop Reklama

14 vite e 59 ditë i ndajnë dy tripletat nga njëra-tjetra, diferenca më e gjatë për një futbollist në historinë e Premier League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?