Ronaldo është një “përbindësh”, shkon 4 orë para shokëve në stërvitje
Cristiano Ronaldo ka shkuar në stërvitje katër orë para shokëve të ekipit, teksa po përgatiten për rifillimin e sezonit. Ylli portugez ka shtuar ritmin e seancave të tij, për të qenë në formën më të mirë të mundshme në mesin e këtij muaji.
Sipas gazetës “AS”, ai është paraqitur në Continasa shumë më herët se shokët e tij për të kryer stërvitje individuale, ndërkohë që më pas i është bashkuar të gjithë grupit.
CR7 është shfaqur në formë perfekte fizike, teksa edhe gjatë periudhës së karantinës ka punuar në Madeira. Të shumtë kanë qenë shokët e tij që më parë kanë rrëfyer se Ronaldo, është i “sëmurë” pas perfeksionit dhe stërvitet disa orë më shumë se të tjerët. /R.Lika-Koha Jone/