Ronaldo falenderon tifozët e Liverpoolit: Nuk do ta harroj kurrë …
Tifozët e Liverpoolit bën një gjest të madh për Cristiano Ronaldon në minutën e 7-të të ndeshjes ndaj United, duke filluar që të duartrokisnin dhe të këndonin “You’ll Never Walk Alone”.
Kënga nuk është për të mbështetur “të kuqtë”, por për të treguar solidaritet me një kundërshtar si Cristiano Ronaldo, që një ditë më parë kishte njoftuar vdekjen e fëmijës së tij gjatë lindjes.
Ronaldo postoi videon e episodit në “Anfield” në Instagram duke shkruar: “Një botë … Një sport … Një familje globale … Faleminderit Anfield. Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment respekti dhe dhembshurie”, shkroi portugezi në një postim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

