Ronaldo: Fantastike të punoja me këtë engjëll!
Pas ndarjes nga Irina Shayk, ylli i futbollit Christiano Ronaldo, është vënë në qendër të vëmendjes së shtypit botëror, sidoemos atij rozë, ku gara se kush do të gjejë i pari të dashurën e tij të re ka çuar shpesh vazhdimisht në spekulime dhe gabime të rënda.
Por duket se më në fund ai e ka hedhur vështrimin tek një bukuroshe tjetër po aq tërheqëse dhe seksi. Ronaldo ka ndarë një foto me ndjekësit në Instagram ku shfaqet engjëlli i “Victoria Secret”, Alessandra Ambrosio. “Ishte fanatastike të punoje me këtë engjëll” – ka shkruar ai në Instagram. “Së shpejti do të kemi gjëra të reja”.
Kaq ka mjaftuar, për të ndezur mediat sociale dhe faqet e para të gazetave dhe revistave rozë.
Alessandra Ambrosia është një nga femrat më të bukura në botë dhe revista “Forbes” e ka renditur si modelen e gjashtë në botë më të paguar.
KOHA JONË SONDAZH

