Ronaldo: Firmos që tani për të luajtur në finale ndaj Realit
Mesazhi është i qartë dhe nuk lë vend për asnjë interpretim. Cristiano Ronaldo dëshiron të luajë me Dybala-n dhe Higuain në sulm. Pasi realizoi në duelin e dytë ndaj Leverkusenit, sulmuesi portugez ka folur për mediat duke i dërguar një mesazh trajnerit Sarri si dhe ka shprehur dëshirën për t’u takuar me Realin në finale.
“Tani ndihemi mirë, shqetësimet që kam pasur kanë kaluar. Kanë qenë disa javë që kisha shqetësime në gju, por tani jam mirë. Ekipi po ecën mirë, gjërat po përmirësohen edhe në nivelin personal.
Tridenti? Argëtohemi shumë, kuptohem mjaft mirë si me Dybala dhe Higuain. Më pëlqen të luajë me të dy, por është trajneri që vendos se çfarë është më mirë. Ne argëtohemi së bashku.
Real Madrid në fazën tjetër? Nuk e di, Real është një skuadër e jashtëzakonshme, do të preferoja ta takoja më vonë. Në finale? Firmos që tani për t’u përballur me ta në finale”, deklaroi Cristiano Ronaldo. /Rozalb Lika-Koha Jone/