Ronaldo flet për Lamine Yamal: Unë dhe Messi nuk kemi bërë kaq mirë në moshën e tij

Lamine Yamal është dhe do të jetë një nga lojtarët më të mirë në botën e futbollit. Kësaj vere, në Europianin e Gjermanisë, talenti i Barcelonës demonstroi nivelin e tij të lartë, e fitoi si protagonist këtë kompeticion me Spanjën.

Vetëm 18 vjeç, por ai ka marrë tashmë shumë vlerësime nga legjendat e këtij sporti. Cristiano Ronaldo, përmes kanalit të tij në YouTube, në një bisedë me Rio Ferdinand, ka analizuar Lamine Yamal.

Ferdinand e pyeti portugezin për lojtarin e ri katalanas dhe ai u përgjigj: “Është e vërtetë që Lamine Yamal po bën gjëra që as Leo Messi dhe as unë vetë nuk i kemi bërë në atë moshë. Shoh potencial dhe talent të madh tek ai. Sigurisht, ka nevojë edhe për fat, sepse është shumë i ri. Shpresoj që të mos ketë probleme fizike.

Lamine luan në një kontekst që e ndihmon shumë. Kombëtarja spanjolle është me të vërtetë shumë e mirë. Personalisht mendoj se ai ka shumë potencial, por le të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë rrugës”.

Kur përfundoi temën e Lamine Yamal, portugezi ishte shumë i qartë për të ardhmen e talentit të Barçës: “Unë mendoj se Lamine Yamal do të jetë një nga lojtarët më të mirë të këtij brezi të ri”.

SHKARKO APP