Ronaldo gati të ulë 30 % të pagës për t’u rikthyer në Madrid
Cristiano Ronaldo ka vendosur që të largohet nga Manchester United. Agjenti i yllit portugez, Jorge Mendes i ka ofruar shërbimet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” shumë klubeve, por të gjithë po e refuzojnë.
CR7 dëshiron të vazhdojë karrierën tek Atletico Madrid, ekip që do të garojë në Champions League sezonin e ardhshëm.
Ronaldo dëshiron me çdo kusht të aktivizohet në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, ai është gati të ulë pagën sezonale me 30% për të luajtur në “Wanda Metropolitana”, por “Colchoneros” vazhdojnë të refuzojnë.
KOHA JONË SONDAZH

