Ronaldo gati t’u kërkojë falje shokëve të ekipit te Juventusi

Çështja Cristiano Ronaldo në shtëpinë e Juventusit pritet të mbyllet shumë shpejt. Ylli portugez e ka kuptuar gabimin që bëri në momentin e zëvendësimit ndaj Milanit dhe kur të kthehet nga grumbullimi me kombëtaren portugeze pritet tu kërkojë falje shokëve të skuadrës te Juventusi në dhomat e zhveshjes.

 

Drejtuesit e klubit bardhezi do ta kalojnë këtë çështje pa asnjë gjobë dhe për këtë ka mjaftuar ai postim i Ronaldos në profilin e tij në Instagram në fund të sfidës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tifozët ndërkohë nuk e kanë pritur aspak mirë reagimin e portugezit pas zëvendësimit, por gjithsesi janë të gatshëm që ta harrojnë shumë shpejt këtë histori.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?