Ronaldo i bën dhuratë vetes një super makinë me vlerë 8 milionë euro
Cristiano Ronaldo një javë më parë festoi 36-vjetorin e lindjes, teksa vijon që të jetë në nivele të larta. Ylli portugez shënon në vazhdimësi duke ndihmuar Juventusin në këtë fazë të sezonit me një kalendar të ngjeshur.
Cr7 njihet për pasionin e tij që ka për makinat e shpejtësisë, ndaj dhe së fundmi i ka bërë një tjetër dhuratë vetës së tij. Bëhet fjalë për një makinë që do t’i shtohet koleksionit të tij të pabesueshëm të makinave sportive.
Bëhet fjalë për Bugatti Centodieci, do të jetë në garazhin e Ronaldos. Vlera e kësaj makine arrin në 8 milionë euro, një shumë të cilën Juventusi e ka derdhur në arkat e tij.
“Bisha” e re, arrin nga 0 në 100 km vetëm në 2,4 sekonda, ndërkohë që arrin nga 0 në 200 në vetëm 6.1 sekonda. Maksimumi i shpejtësisë që mund të arrijë portugezi është 380 km/h. /R.Lika-Koha Jone/