Ronaldo i bindur, pa Championsin do të largohet nga United
Cristiano Ronaldo po kalon një moment të vështirë me Manchester Unitedin. Portugezi është i gatshëm të përgatisë një plan për largimin e menjëhershëm nëse skuadra nuk do të sigurojë kualifikimin në Champions League në fundin e sezonit.
Sipas “The Sun”, drejtuesit e portugezit kanë pasur një takim dhe një diskutim me shefin ekzekutiv të klubit Richard Arnold për të planifikuar këtë temë. Menaxheri i Cristianos ka treguar idenë se lojtari ka dëshirë që të luajë deri në moshën 40-vjeçare dhe kërkon ta mbyllë karrierën si fitues.
Ai ka arritur të shënojë 14 gola dhe të japë 3 asiste në 22 ndeshje. Nëse United do të kualifikohet në Champions, atëherë duhet të fillojë të rikuperojë ndaj skuadrave të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

