Ronaldo “i çmendur” pas makinave, blen 9 milionë euro Bugatti 110
Cristiano Ronaldo konfirmon edhe njëherë tjetër pasionin e tij të shfrenuar pasionin për makinat e shtrenjta duke i shtuar garazhit të tij një mjet ëndrrash. CR7 ka prenotuar një Bugatti 110 duke thyer çdo rekord për sa i përket vlerës së blerjes së një makine pasi ky mjet luksoz kushton plot 9 milionë euro dhe është një nga prodhimet e fundit dhe më të shtrenjta të firmës franceze tashmë pjesë e gjermanëve të Volkswagen Group.
Pas disa makinave Ferrari, Rolls Royce, McLaren, Lamborghini por edhe një Bugatti Chiron me vlerë 2,8 milionë euro e cila deri para disa ditësh ishte makina më e shtrenjtë në garazhin e Ronaldos, CR7 ka bërë të vetën këtë Bugatti 110 që të lë pa fjalë dhe është një mrekulli e vërtetë. Makina e re e Ronaldos arrin në vetëm 2,4 sekonda nga 0 shpejtësinë 100 km/orë, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 380 km/orë.