Ronaldo i jep fitoren United ndaj Norwich, por De Gea është një “Superman” (VIDEO)
Manchester United merr 3 pikë shumë të rëndësishme në transfertën ndaj Norwich, edhe pse do të vuante jo pak. Djajtë e Kuq triumfuan minimalisht 1-0, falë një goli të Cristiano Ronaldos.
Portugezi fitoi një penallti në minutën e 73-të, të cilin do ta dërgonte po vetë në rrjetë. Vendasit në fakt zhvilluan një ndeshje të mirë, duke krijuar shumë shanse shënimi, por hasën në rezistencën e De Gea-s, i cili evitoi të paktën 3 gola të sigurt.
Kjo ishte fitorja e dytë për Ralf Ragnick në krye të Manchester United, që për momentin mban vendin e pestë me 27 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

