Ronaldo i lë “targën” Messit me këtë rekord fantastik në karrierë
Cristiano Ronaldo është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe këtë gjë po e tregon vit pas viti edhe pse në karrierën e tij ka provuar të luajë në disa skuadra. Sulmuesi portugez e nisi vitin me tripletë ndaj Cagliarit, e cila në fakt është e para në Seria A.
Sajti që merret me statistikat “Opta” ka publikuar pas ndeshjes ndaj Cagliarit listën e lojtarëve që kanë shënuar më shumë “hat-trick” nga janari i 2008 dhe deri më tani. Portugezi parakalon sërish Messin, pasi me ndeshjen e sotme shkon në 36 tripletave, ndërsa argjentinasi ka vetëm 34. Në këtë mënyrë CR7 ka dy topa më shumë në shtëpi nga argjentinasi, pasi pas 3 golave merret gjithmonë në shenjë simbolike topi i ndeshjes.
Pas tyre qëndron Luis Suarez që ka gjysmën e golave të shënuar nga Ronaldo dhe Messi, pasi ka vetëm 16 të tillë. Uruguaiani ndiqet nga Aguero me 12, Mario Gomez me 12, Cavani me 12, më pas është Higuain dhe Lewandowski me 9.