Ronaldo i lodhur nga fama: S’shkoj dot në park me fëmijët dhe as të dal me miqtë për kafe!

Cristiano Ronaldo është lodhur nga fama. Ylli portugez, i cili është njeriu më i ndjekur në botë me 340 milionë “follow”, tashmë kërkon më shumë privatësi. Sulmuesi i Manchester United ka theksuar se në vitet e fundit nuk ka pasur mundësi për të shkuar me fëmijët e tij në par, apo të konsumojë një kafe me miqtë e tij për shkak se do të rrethohej nga shumë fansa.

“Privatësia ime është zhdukur. Nëse do të kisha mundësinë tani, do të paguaja për të rimarrë privatësinë time. Njerëzit thonë:’Por ti je i pasur. Ju keni para, keni makina, keni shtëpi’. Kjo nuk është e gjitha. Më besoni, të qenit shumë i famshëm nuk është mirë. A e dini sa herë kam shkuar në park me fëmijët e mi në dy vitet e fundit? Zero.

Nëse shkoj në park papritur shumë njerëz do të vijnë. Fëmijët do të jenë nervozë, unë do të jem nervoz, e dashura ime do të jetë nervoze. Unë nuk mund të shkoj në një bar me miqtë sepse e di që ata nuk do të ndihen rehat me mua atje. Unë shmangem nga këto gjëra, sepse njerëzit përreth meje do të jenë më nervozë se unë. Ndihem sikur jam në një kafaz të përhershëm. Por është gjithashtu vonë për ta ndryshuar atë.

Të jesh vetvetja është e mërzitshme. Kur fillon fama, gjithçka është e bukur. Je i famshëm, je një lojtar fantastik, fiton trofe, shënon gola, je në faqen e parë të gazetave, në televizion. Por pas shumë vitesh, e shikon jetën në një mënyrë tjetër. Ke një të dashur, ke fëmijë, dëshiron pak privatësi”, deklaroi Ronaldo.

SHKARKO APP