Ronaldo i pandalshëm, taka të reja për ta bërë edhe më të shpejtë

Cristiano Ronaldo po përgatitet prej javësh për rikthimin në fushën e lojës, dhe nuk ia lë asgjë rastësisë, si e ka zakon në fakt, për tu prezantuar në rifillimin e Serie A.

Portugezi në ditët e fundit është duke testuar taka të reja për atletet, që mund ta ndihmojnë. Bëhet fjalë për “thumba” të versionit rugby, që do t’i garantonin CR7 një impakt më të mirë me terrenin.

Nuk është se është diçka e paprecedentë, sepse në Ligue 1 , sulmuesi i Montpellier, Andy Delort, është duke i përdorur. Jo rastësisht në 19 shkurt ai ka vendosur rekordin e shpejtësisë shpërthyese në kampionatin francez me 36,8 km/h.

CR7 ka provokuar takat e reja që mund ta ndihmojë që të shfrytëzojë më mirë sprintin e tij të frikshëm. Pas disa ditësh pritet të shohim edhe provat e para.

SHKARKO APP