Ronaldo i propozon Georgina-s për martesë, ajo thotë … “po”
Pas vite të tëra spekulimesh nëse do të ndodhte apo jo, momenti i shumëpritur më në fund ka ardhur: Cristiano Ronaldo i ka propozuar martesë partneres së tij, Georgina Rodriguez.
Georgina e ka ndarë vetë lajmin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke postuar një foto ku shihet vetëm dora e saj e zbukuruar me një unazë të madhe diamanti.
Në përshkrim, ajo ka shkruar fjalët prekëse: “Po, dua. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia.”
Me shkëlqimin e jashtëzakonshëm të diamantit dhe emocionet që e shoqërojnë këtë hap të madh, çifti duket gati për të nisur një kapitull të ri në historinë e tyre të dashurisë.
KOHA JONË SONDAZH

